1273 kuti votimi të numëruara deri tani, si ndahen mandatet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2025, 07:27

Ditën e djeshme 11 maj, shqiptarët shprehën vullnetin e tyre në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa që prej mesnatës po vijon procesi i numërimit të votave në të gjithë vendin.

Deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm janë numëruar 1273 qendra votimi nga gjithsej 5225, që përbën rreth 24.35% të totalit.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste ka marrë avantazhin me 52.95% të votave, që përkthehet në 169,768 vota, ndërsa Partia Demokratike ndjek me 34.11%, ose 109,349 vota.

Edhe pse mund të ketë ndryshime të shumta, pasi numërimi ende nuk ka përfunduar, PS-ja mund të marrë deri në 83 mandate nëse do të vazhdojmë të kemi këtë trend, Partia Demokratike 51 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat, PSD 3 mandate, Mundësia 1 mandat dhe Bashkë 1 mandat.

Kujtojmë se për herë të parë këtë vit në procesin zgjedhor janë përfshirë edhe votat e diasporës, të cilat pritet të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Procesi i numërimit vazhdon dhe rezultatet do të përditësohen në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit