Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, kryeson PS

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2025, 07:17

Deri në orën 06:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, nga numërimi i votave të ardhura nga diaspora në parkun olimpik “Feti Borova” janë përpunuar gjithsej 977 zarfa.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste kryeson me 47.23% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 38.60%.

Procesi i numërimit po zhvillohet i ndarë sipas qarqeve, megjithatë votat e ardhura nga Greqia ende nuk janë përfshirë në këtë fazë të numërimit.

Numërimi është ndërprerë përkohësisht dhe do të rifillojë në orën 10:30, në të njëjtin vend, në ambientet e parkut olimpik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit