Pas përfundimit të procesit të votimit më 11 maj 2025, në të gjitha qarqet e vendit ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 192 qendra votimi nga 5225 gjithsej.
Rezultatet e deritanishme janë si vijon:
-Partia Socialiste (PS): 22,786 vota (54.13 %) -PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 14,296 vota (33.96%) -Nisma Shqipëria Bëhet: 1283 vota (3.05 %) -Partia Mundësia: 921vota (2.19%) -Partia Socialdemokrate (PSD): 1768 vota (4.20%) -Parti të tjera: Përqindje të ulëta (nën 1.5%).
Numërimi vijon, ndërkohë që janë raportuar probleme si anulimi i dy kutive në Kamëz dhe mosmarrëveshje për votat e diasporës nga Greqia.