Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një situatë të tensionuar pranë KZAZ-së së vendosur në gjimnazin “Naim Frashëri” në lagjen nr.18 në Durrës.
Pamjet e filmuara pak minuta më parë tregojnë disa kandidatë të partive të vogla dhe mbështetësit e tyre, të cilët shprehin pakënaqësi për faktin se nuk po lejohen të futen në ambientet e brendshme të KZAZ-së.
Një prej kandidatëve shihet teksa kërkon llogari për praninë e disa përfaqësuesve të partive të tjera brenda godinës, duke ngritur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor.
Debati është zhvilluar mes tensioni dhe thirrjesh për transparencë, ndërkohë që në Durrës ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave.