Çfarë e ka deformuar pjesën e përparme të avionit të Wizz Air?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.05.2025, 23:04

Një incident ajror i ndodhur në hapësirën ajrore shqiptare ka shkaktuar devijimin e përkohshëm të disa fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Ngjarja lidhet me një avion pasagjerësh të kompanisë Titan, kontraktuar nga Wizz Air që ishte nisur nga Tirana me destinacion Londrën.

Pak minuta pas nisjes, avioni ka pësuar një goditje të papritur në ajër. Sipas burimeve për JOQ Albania, incidenti ka ndodhur pranë kufirit shqiptaro-malazez.

Bazuar në protokollet e sigurisë së linjës ajrore, piloti mori vendimin të kthehet në aeroportin më të afërt për kontrolle teknike, në këtë rast, sërish në Rinas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit