Numërimi i votave në Kamëz pritet të fillojë shumë shpejt. Nga gjithsej 89 kuti votimi, do të numërohen 88 prej tyre, pasi një kuti është shpallur e pavlefshme.
Megjithëse kutia e pavlefshme ishte e vulosur konform rregullave, është konstatuar se disa fletë votimi ndodheshin jashtë saj. Shkaqet e kësaj situate ende nuk janë të qarta. Një nga hipotezat është se kutia mund të jetë hapur gjatë transportit për në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) ose nuk mund të jetë mbyllur në mënyrë korrekte.
Deri në këtë moment, numërimi i votave ka filluar vetëm në bashkinë e Pustecit në Qarkun e Korçës, ku janë numëruar vetëm 3 kuti votimi.