Në shekullin XXI, pamje të tilla ende dëshmojnë sfidat infrastrukturore në zona të thella të Shqipërisë. Në fshatin malor Bele, në qarkun e Kukësit, transportimi i materialeve zgjedhore është kryer me mushkë.
Në foton e siguruar për JOQ, një banor tërheq mushkën e ngarkuar me materialet zgjedhore duke kaluar mes një terreni të thyer dhe rrënojash.
Me këtë tablo që dëshmon realitetin e izolimit që vijon prej dekadash, populli shqiptar bëhet gati të hyjë në BE.