Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit mbi pjesëmarrjen e votuesve nga diaspora. Sipas përditësimit të orës 19:00, pjesëmarrja ka arritur në 79.24%, një shifër që tregon një angazhim të lartë të shqiptarëve jashtë vendit në procesin zgjedhor.
Nga 245,935 zgjedhës të regjistruar, në Shqipëri janë dorëzuar 194,889 zarfa me fletë votimi.
Qarku me pjesëmarrjen më të lartë rezulton të jetë Tirana, me 80.84%, e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi, me përqindje të ngjashme mbi 80%.
Në vijim, shifrat për pjesëmarrjen nga diaspora sipas qarqeve:
Berat: 77.68% (12,348 zarfa)
Dibër: 77.99% (7,495 zarfa)
Durrës: 80.36% (20,101 zarfa)
Elbasan: 77.80% (19,602 zarfa)
Fier: 80.50% (26,204 zarfa)
Gjirokastër: 77.99% (6,618 zarfa)
Korçë: 78.65% (16,228 zarfa)
Kukës: 72.87% (2,896 zarfa)
Lezhë: 80.22% (11,835 zarfa)
Shkodër: 77.49% (13,523 zarfa)
Tiranë: 80.84% (42,384 zarfa)
Vlorë: 78.50% (15,655 zarfa)