Votimi elektronik në Vorë: PD kryeson pas numërimit në 6 qendrave të para të votimit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.05.2025, 21:59

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor nr. 27 në Vorë, një nga dy zonat në vend ku u përdor votimi elektronik gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Deri tani ka përfunduar numërimi për 6 qendra votimi, ku në katër prej tyre kryeson koalicioni opozitar PD-ASHM, ndërsa në dy prej tyre kryeson PS.

Në total, PD-ASHM ka marrë 522 vota ndërsa PS ka marrë 501 vota.

Pas përfundimit të numërimit për këto qendra votimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur pezullimin e procesit, ndërkohë që shpallja e rezultatit përfundimtar të votimit elektronik në këtë bashki pritet të bëhet paraditen e së hënës.

Sipas raportimeve nga mediat në terren, rezultatet paraprake të këtyre gjashtë qendrave janë si më poshtë:

QV 2037

-PD-ASHM – 111 vota -PS – 87 vota

QV 2038

– PD-ASHM – 106 vota -PS – 74 vota

QV 2038/01

-PD-ASHM – 129 vota -PS – 68 vota

QV 1558

-PD-ASHM – 42 vota -PS – 124 vota

QV 1301

-PD-ASHM – 35 vota -PS – 85 vota

QV 2037/01

-PD-ASHM – 99 vota -PS – 63 vota

Këto janë të dhëna paraprake dhe jo zyrtare. Për publikun, rezultatet përfundimtare pritet të bëhen të ditura të hënën në mëngjes, rreth orës 8 ose 9, siç ka deklaruar më herët Kryekomisioneri Celibashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit