Një qytetar shqiptar që jeton në Angli ka ndarë me JOQ një denoncim që ngre shqetësime për përdorimin e të dhënave personale gjatë procesit zgjedhor.
Sipas mesazhit të dërguar, qytetari pretendon se pas regjistrimit online në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka marrë një SMS nga anëtarë të Partisë Socialiste.
“Jam emigrant në Angli dhe desha të ndaj me ju një sms që më ka ardhur në telefon nga anëtarë të Partisë Socialiste. Kam futur numrin tim kur jam regjistruar në KQZ online. Si ka mundësi që numri im u gjet pikërisht nga anëtarë të PS?”, shkruan ai.
Denoncimi ngre pikëpyetje mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe përdorimin e mundshëm të tyre nga subjektet politike. Deri më tani nuk ka reagim zyrtar nga KQZ apo Partia Socialiste lidhur me këtë rast.
Autoritetet për mbrojtjen e të dhënave personale dhe institucionet përkatëse pritet të hedhin dritë mbi çështjen, nëse verifikohen elementë të shkeljes së ligjit.