Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votime, duke raportuar se deri në orën 18:00 kanë votuar 756,693 qytetarë, që përbëjnë 41.06% të zgjedhësve në rang kombëtar.
Ndër qarqet me pjesëmarrje më të lartë deri në këtë orë kryeson Dibra, pasuar nga Tirana dhe Kukësi. Në anën tjetër, Vlora shënon pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje.
Pjesëmarrja deri në këtë orë është më e ulët se ajo e vitit 2021, me të njëjtën orë, ku 4 vite më parë raportoheshin 45.48% deri në orën 18:00