Në qytetin e Kavajës, agjentët e policisë kriminale kanë shoqëruar në komisariat një grua, e cila dyshohet se është përfshirë në veprimtari të paligjshme që lidhen me shit-blerjen e votës.
Bëhet fjalë për Xhuli Duda, e cila është ndaluar nga uniformat blu, pasi i kanë konstatuar një listë emërore të familjarëve të saj pas takimit në lokalin e ish-kryebashkiakut Elvis Roshit.
Ky i fundit mbështet djalin e xhaxhait të tij në këto zgjedhje, Elton Roshi, i cili garon nën siglën e koalicionit të PD-së.
Aktualisht Xhuli Duda po merret në pyetje nga Policia, pasi dyshohet se ka marrë një sasi lekësh. Nërkohë pritet t’i merret një deklaratë edhe Elvis Roshit.