Pas 4 ditësh kërkimesh është gjetur Armand Spahiu, 40-vjeçari që kishte humbur kontaktet që prej së mërkurës në mëngjes.
Ai kishte dalë nga banesa dhe nuk kishte dhënë më asnjë shenjë jete, duke detyruar nënën e tij të bënte denoncim pranë Komisariatit të Policisë në Tiranë.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se Spahiu ka qenë i shtruar në spital gjatë kësaj kohe.
Lajmi për gjetjen e tij u bë i ditur falë ndihmës së qytetarëve dhe publikimeve në faqen JOQ Albania, që ndihmoi në lokalizimin e tij në një kohë rekord.