Ambasadori i BE-së viziton Durrësin dhe Fierin: Informacione për përfshirje të bandave në procesin zgjedhor

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.05.2025, 17:39

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar vizita në qytetet e Durrësit dhe Fierit në kuadër të monitorimit të procesit zgjedhor.

Fillimisht, Gonzato vizitoi disa qendra votimi në Durrës, ndërsa më pas udhëtoi drejt Fierit, ku u takua me përfaqësues të Prokurorisë dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në një deklaratë për mediat, ambasadori Gonzato bëri të ditur se ka pasur informacione për përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor në të dy qytetet. Ai theksoi se këto çështje janë në vëmendje të autoriteteve kompetente dhe se hetimet përkatëse do të vijojnë.

"Vota është një e drejtë themelore për qytetarët shqiptarë dhe duhet të mbrohet nga çdo ndikim i paligjshëm," u shpreh Gonzato, duke vlerësuar bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare në zbatimin e marrëveshjes për hetimin e krimeve zgjedhore.

Ambasadori sqaroi gjithashtu se nuk po kryen një mision formal vëzhgimi, por po ndjek nga afër situatën në terren për të kuptuar më mirë ecurinë e procesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit