“Boja u fshi 3 orë pas votimit!” Qytetari pyetje KQZ-së: Sa kushtoi tenderi?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.05.2025, 17:24

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të shprehur shqetësimin e tij në lidhje me cilësinë e bojës që përdoret për të shënuar gishtat e votuesve pas votimit.

Ai tregon se në orën 08:00 të mëngjesit ka ushtruar të drejtën e votës në zonën e Domjes, Tiranë. Por, sipas tij, vetëm tre orë më pas, boja në gisht ishte zhdukur plotësisht vetëm me një larje të thjeshtë.

Për këtë arsye, qytetari i drejton një pyetje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: Sa ka kushtuar tenderi për bojën që përdoret në procesin e votimit dhe a ekziston rreziku që dikush të mund të votojë më shumë se një herë, duke qenë se shenja e bojës fshihet kaq lehtë?

Qytetari shkruan: Jam nje qytetar dhe votues ne domje tirane, kam votuar rreth ores 8 dhe në oren 11 verej se per 3 ore boja e gishtit me eshte fshire shum lehte me nje larje duarsh me sapun apo detergjent. Dua te dij kjo pyetje shkon per KQZ, sa i ka kushtuar tenderi i blerjes bones gishtit, dhe a ben problem per votim per here te dyte cdo qytetar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit