Fotografoi votën, arrestohet 30-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.05.2025, 17:02

Një tjetër rast shkeljeje të fshehtësisë së votimit është regjistruar gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri. Marsel Prifti, 30 vjeç, banues në Këlcyrë, është vënë në pranga nga autoritetet pasi dyshohet se ka fotografuar votën e tij brenda qendrës së votimit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Prifti është arrestuar për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit", një akuzë që parashikon masa të rënda ndëshkuese për këdo që komprometon integritetin e votës.

Ky nuk është rasti i parë i raportuar për këtë lloj shkeljeje gjatë këtyre zgjedhjeve, çka ngre shqetësime për mënyrën se si po zhvillohet procesi elektoral në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit