KQZ-ja ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrësve në zgjedhje.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00, kanë marrë pjesë në votim 35.92 përqind e zgjedhësve.
Qarku që ka votuar më shumë është Dibra, me 45.1 përqind, ndërsa në qarkun e Tiranës kanë marrë pjesë 39.77 përqind e zgjedhësve.
Vlora ka pjesëmarrjen më të ulët të zgjedhësve, me 26.23 përqind.