Vëllai i kandidates së PS në Belsh intimidon votuesit te qendra e votimit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.05.2025, 16:37

Vëllai i kandidates së Partisë Socialiste, Ervina Meta, Bledar Ferhati, është raportuar se po ushtron presion mbi votuesit dhe komisionarët në qendrën e votimit nr. 25/87 në Belsh.

Pamjet e publikuara tregojnë praninë e tij të vazhdueshme në ambientet e qendrës së votimit, në kundërshtim me rregullat që ndalojnë persona të paautorizuar të qëndrojnë në hapësirat zgjedhore për periudha të gjata. Kjo prani është konsideruar si një përpjekje për të ndikuar procesin zgjedhor.

Pavarësisht situatës, duket se forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë për ta larguar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit