Qytetari ‘kapet mat’ duke i bërë foto votës, futet në tualet për t’u fshehur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.05.2025, 16:40

Një tjetër rast i shkeljes së rregullave zgjedhore është regjistruar sot në një qendër votimi në Librazhd, ku një qytetar është kapur duke fotografuar fletën e votimit me celularin e tij.

Sapo është vënë re nga komisionerët, qytetari ka tentuar të largohet, por është neutralizuar. Ai thotë se do ta fshijë fotografinë dhe kërkon ta lenë rehat: “Me telefonin tim nuk ke punë. Ik se e fshiva, e fshiva. Na lini rehat tani.”

Për shkak të incidentit, procesi i votimit u pezullua përkohësisht, por pas normalizimit të situatës, ai vijoi pa probleme të tjera. Ky është i disati rast që denoncohet për fotgrafim të votës, një veprim i ndaluar i cili dënohet sipas ligjit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit