Të shtëna me armë në Milot, sherri nisi në qendrën e votimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.05.2025, 16:13

Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit 0871, në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori”, ku dy persona, Kastriot Preng Perdoda dhe Astrit Lleshi, janë përfshirë në një konflikt që ka nisur me një debat verbal dhe ka përfunduar jashtë perimetrit të sigurisë.

Sipas informacioneve të para, Kastriot Perdoda dyshohet se ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit