Një denoncim ka mbërritur nga burgu i Reçit në Shkodër, ku thuhet se vetëm 100 të burgosur, mbështetës të qeverisë, janë lejuar të votojnë në zgjedhjet e ditës së sotme.
Një person i burgosur në këtë institucion ka treguar për JOQ ALBANIA se të gjithë të burgosurit që janë mbështetës të Partisë Demokratike nuk janë lejuar të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Ky veprim përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe të procesit zgjedhor, duke ndikuar në integritetin e zgjedhjeve. Të gjithë të burgosurit, pa marrë parasysh preferencat e tyre politike, kanë të drejtë të votojnë, përveç nëse janë të privuar nga kjo e drejtë për arsye ligjore që lidhen me dënimet/vendimet e formës së prerë.
Denoncimi 1:
Pershendetje jeta asht qef ne burgun e reqit shkoder nuk i kan len me votu veq ato qe jan me psd kte ma tha vellai qe esht ne burg aty jan me list vetem te psd do votojn aty ju lutem publikoje
Denoncimi 2:
Pershendetje si jeni! Desha te bej nje lajmerim Ne burgun e recit shkoder ku jane rreth 780 te burgosur mes tyre ndodhet dhe nje familjari im . Te gjithe te burgosurit qe jane me partine demokratike nuk i kane lejuar te votojne, kane votuar vetem 100 te burgosur qe jane te partise socialiste. Eshte informacion i sigurt. Un kam familjarin tim dhe nuk e kane lejuar asnje demokrat. Qe te votoje. Kan votuar vetem 100 te burgosur te partiste socialiste