Një episod i pazakontë ka ndodhur sot gjatë etapës së tretë të garës çiklistike “Giro d’Italia”, e cila po zhvillohet në qytetin e Vlorës.
Gjatë zhvillimit të garës, një tufë me dhi ka dalë papritur në rrugën ku po kalonin çiklistët. Në një moment, një prej dhive ka hyrë me shpejtësi në pistë, duke rrezikuar një përplasje me tre prej garuesve.
Pamjet tregojnë dhinë teksa i ndërpret rrugën sportistëve, kalon mes tyre dhe më pas largohet në anën tjetër të rrugës, duke shkaktuar një moment tensioni, por fatmirësisht pa pasoja.