Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 12:00 të ditës së sotme, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka arritur në 21.91% në rang vendi.
Nga 930,271 qytetarë të regjistruar në 1,389 qendra votimi të përfshira në raportimin e deritanishëm, kanë marrë pjesë në votime 119,697 persona.
Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes tyre rreth 114 mijë janë votues për herë të parë.
Procesi i votimit nisi në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 19:00. KQZ ka njoftuar se të dhënat mbi pjesëmarrjen do të përditësohen përgjatë gjithë ditës.