Një incident i tensionuar ka ndodhur paraditen e sotme në Vorë, ku Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur me një qytetar që raportohet të jetë militant i Partisë Socialiste.
Noka akuzoi qytetarin për intimidimin e votuesve në qendrën e votimit, ndërsa qytetari i ktheu akuza Nokës, duke e quajtur atë mashtrues dhe duke pretenduar se ky i fundit ka dërguar njerëz në shtëpi për të blerë vota.
Kjo përplasje ka shkaktuar tensione të mëdha në zonën e Vorës dhe ka shtuar akuzat për mundësinë e manipulimit të procesit zgjedhor.
Përplasja:
Qytetarja: Një demokrat nuk e bën gishtin kështu.
Qytetari: E gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues
Noka: Do ta shohim pas 11
Qytetari: Pas 11 e pas 12. Ke sjellë njerëz tek shpia, jam Bert Xhabafti. Une shkoj me votu ti thua mos hy këtu. Ore mashtrues. Si më sjell njerëz të pish kafe me mu. Nuk ju dua se keni vrarë njerëz dhe fëmijë.Unë kam ardh me avion me votu.