Përplasje në Karbunarë të Vogël, PD akuzon PS-në për intimidim votuesish

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.05.2025, 13:06

Një përplasje mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste ka ndodhur pak minuta më parë në Karbunarë të Vogël të Lushnjesh, teksa procesi i votimit vazhdon.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lushnje Gentian Cela ka publikuar pamjet e përplasjes, ku thotë se përfaqësues të Partisë Socialiste janë parë pranë qendrave të votimit në Karbunarë të Vogël, me fletë listash në duar dhe duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj votuesve për të kontrolluar vullnetin e tyre.

Në postimin e tij, ai shkruan: “Kjo është një shkelje flagrante e ligjit zgjedhor dhe një goditje e rëndë ndaj parimeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në pamje shihet se personat e denoncuar, mes tyre dy djem dhe tre vajza qëndrojnë të ulur, teksa një qytetar shkon dhe përballet me ta.

Ky nuk është qytetar i Lushnjes. Është i deliguar i Belinda Ballukut në Karbunarë të Vogël,” thotë ai teksa filmon.

Një qytetar thotë: "Këto zotërinjtë kanë që në mëngjes që komunikojnë me të gjithë njerzit. Ky djali i vogël është nga KArbunara e Vogël, patronazhisti kryesor. Çuni i kryeplakut të fshatit. Zonja është administratore e komunës, këto janë të deleguar."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit