“S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike në Lushnjë, ndalet votimi

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 11.05.2025, 12:10

Një përplasje fizike ka ndodhur sot në një qendër votimi në Lushnjë, mes komisionerëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, duke detyruar ndërhyrjen e policisë dhe pezullimin e përkohshëm të procesit të votimit.

Sipas dëshmitarëve, incidenti nisi pasi komisionerët e PD kundërshtuan përdorimin e kamerave nga përfaqësues të PS, duke pretenduar se këta të fundit po filmonin ose fotografonin votat e qytetarëve.

“Anëtari i PD kërkoi mbylljen e kamerave, aty ndodhi përplasja e parë”, deklaroi një nga komisionerët e pranishëm. Ai shtoi se tensioni vijoi më vonë, kur një komisioner i PS-së u akuzua se po bënte foto gjatë procesit të votimit.

Njëri prej komisionerëve është dëgjuar të thotë me tone të larta: “S’ka burrë nëne…”, ndërsa situata ka agravuar në konfrontim fizik.

Pas ndërhyrjes së policisë, votimi është pezulluar përkohësisht deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit