Partonazhisti që votoi partinë dhe u krenua në Instagram, një ish-polic i kapur me drogë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.05.2025, 11:52

JOQ Albania bëri publike pak minuta më parë rastin e patronazhistit Renato Feri. Ky i fundit postoi në profilin e tij në Instagram votën e fotografuar për Partinë Socialiste dhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.

Por Feri duket se nuk është një patronazhist i zakonshëm. Ky i fundit është emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi ka qenë vetë polic i qarkullimit rrugor.

Ngjarja daton në fillim të dhjetorit 2022, kur forcat “Shqiponja” pikasën një automjet me xhama të zinj që lëvizte me shpejtësi të lartë në zonën e Pallatit me Shigjeta. Pas sinjalizimit për ndalim Feri nuk iu bind urdhrave dhe u ndal pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, policët kuptuan se kishin ndaluar kolegun e tyre.

Gjatë ndalimit, Feri ofendoi rëndë kolegët e tij dhe u tregua agresiv në sjellje. Brenda makinës së tij u gjetën sasi të lëndës narkotike kanabis sativa, ndërkohë që ai nuk kishte me vete as badge e identifikimit si punonjës policie, një tjetër fakt që rriti dyshimet se mund të kishin të bënin me një person me precedent penal.

E pabesueshme për shumëkënd është fakti se pavarësisht shkeljeve të rënda, Feri nuk u arrestua menjëherë, por u procedua në gjendje të lirë.

Vetëm pas zhurmës mediatike, kryepolici Muhamet Rrumbullaku urdhëroi përjashtimin e tij nga radhët e policisë. Feri është djali i Arian Ferit, shefit të sektorit të burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një detaj që ngre pikëpyetje mbi ndikimin e lidhjeve të tij familjare në trajtimin e çështjes.

Ndërkohë, ai ka postuar në profilin e tij në Instagram publikisht se ka votuar për PS dhe Hoxhën. Shenjë falenderimi ndaj sistemit që e la të lirë, e një kërkesë për rikthim të vulosur me votë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit