E paprecedentë! Zhduken 500 fletë votimi në Fier

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.05.2025, 10:50

Një situatë alarmante është shënuar në Qendrën e Votimit 3134/01, e vendosur në shkollën “Kostandin Peto” në Fier, ku janë raportuar mungesë prej 500 fletësh votimi. Sipas informacioneve të para, në këtë qendër rezultojnë në sistem 547 fletë votimi të shpërndara, por fizikisht janë gjetur vetëm 47.

Ngjarja është konsideruar si një rast i paprecedentë në procesin zgjedhor, duke ngritur dyshime serioze për integritetin dhe mbarëvajtjen e votimeve në këtë zonë. Deri në këto momente, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me situatën.

Autoritetet pritet të hetojnë menjëherë këtë mungesë të pazakontë dhe të sqarojnë publikun mbi shkaqet dhe përgjegjësit e mundshëm. Ndërkohë, partitë politike dhe vëzhguesit zgjedhorë janë në pritje të një reagimi zyrtar nga KQZ për të garantuar transparencën e procesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit