Në ambientet jashtë qendrës së votimit pranë Kopshtit Publik në Kamëz, qytetarët raportojnë për intimidim dhe pengim nga zyrtare të larta të bashkisë.
Sipas burimeve në terren, Rajmonda Laçka, sekretare e kryebashkiakut Rakip Suli, dhe Migena Habibi, nënkryetare e Bashkisë Kamëz, janë parë duke ndërhyrë dhe ndaluar qytetarët, duke iu dhënë atyre direktiva në mënyrë të paautorizuar.
Prania e këtyre zyrtareve në afërsi të vendvotimeve, jashtë çdo funksioni ligjor në procesin zgjedhor, ka ngjallur shqetësim mes qytetarëve dhe ka ngritur dyshime mbi përfshirjen e institucioneve lokale në presion politik.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për të garantuar një proces të lirë dhe të ndershëm, si dhe për të hetuar veprimet e zyrtareve në fjalë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje, te kopshti publik qender Kamez, sekretarja Rakip Sulit Rajmonda Laçka ndalon qytetaret. Edhe nen kryetarja bashkise Kamez Migena Habibi
ndalon qytetaret, i intimidojne, ju japin direktiva. Ju lutem bejeni publike jashte ambjentit te votimit per cfare rrine kto zonja ? pse i ndalojne njerzit
Rajmonda Laçka sekretare kryetarit Rakip Suli dhe Migena Habibi nen kryetare ne bashki te Kamzes. Ju lutem bejeni publike me kerkesen time se meren instancat perkatese me to