Dyshime për shitblerje votash dhe të shtëna me armë, ç’po ndodh në Dibër gjatë heshtjes zgjedhore?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.05.2025, 23:17

Një incident është raportuar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Pilafë, njësia administrative Tomin, ku ka dyshime për një rast të mundshëm shitblerjeje votash, ndërkohë që ndodhemi në heshtje zgjedhore dhe pak orë para nisjes së procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare.

Raportohet se një grup simpatizantësh të PD-së kanë ndaluar një automjet që dyshohej se po udhëtonte drejt zonave të thella, për të shpërndarë para dhe tollona nafte.

Denoncimi është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i Partisë Demokratike, i cili ka njoftuar Policinë e Dibrës se një shtetas dyshohej se po shpërndante para në këmbim të votave.

Sipas pretendimeve të tij, një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas telefonatës, Policia e Dibrës ka ngritur një grup hetimor dhe ka nisur verifikimet. Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e SPAK dhe të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit