Dy kushërinj janë shpallur në kërkim si të dyshuar për përfshirje në një skemë të blerjes së votave.
Të dyshuarit, G.P dhe K.P, akuzohen se shpërndanin para në këmbim të votave në favor të Partisë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit.
Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e tyre, por ende nuk është bërë publike se çfarë është sekuestruar apo zbuluar gjatë këtyre kontrolleve.