Aksident mjetesh të rënda te Ura e Gjoles, kamioni i kuq “i hyn në mes” kontejnerit blu

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.05.2025, 17:41

Një aksident i ndodhur paraditen e sotme në kryqëzimin e Budullës, pranë Urës së Gjolës, ka përfshirë dy mjete të rënda transporti. Siç shihet edhe nga pamjet, një kamion i kuq është përplasur me pjesën anësore të një kontejneri blu, duke i hyrë në mes me forcë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga përplasja, megjithëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Pamjet tregojnë për një goditje të fortë dhe rrëshqitje të mallrave në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit