Lajm i hidhur, pas publikimit në JOQ gjysh Mine gjendet i pajetë në kanal

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.05.2025, 18:19

Vetëm një orë pasi familjarët kërkuan ndihmën e qytetarëve për të gjetur Mina Gjinin 66-vjeç, redaksia e JOQ Albania mëson se ai është gjetur fatkeqësisht pa shenja jete.

Pas publikimit të rastit, qytetarë të ndryshëm kontaktuan familjarët duke i informuan se trupi i pajetë ishte zbuluar në një kanal pranë fshatit Goricaj, shumë afër banesës së tij.

“Shum faleminderit nga ju. Sapo e pulikuat ju u gjend trupi i pa jet ne nje kanal. na njotuan njerezit qe e kishin par mbrem von ne kete zon ne fshatin goricaj ketu afer shum faleminderit”, thanë të afërmit për redaksinë tonë.

JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit