Merr zjarr autobusi në Durrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.05.2025, 15:54

Një urban i linjës Durrës-Plepa është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Durrësit, për shkaqe ende të paqarta.

Sipas raportimeve paraprake, pasagjerët kanë arritur të dalën me shpejtësi jashtë mjetit të transportit publik. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësja ende nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Një dëshmitar deklaron për JOQ Albania: Urbani Durrës-Plepa, tani ska 2 min. Mir qe dolën pasagjert, tani po presin zjarrfikësen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit