Tragjedi në Gramsh, dy të rinj humbin jetën në vendin e punës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.05.2025, 15:09

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e sotme në fshatin Holtë të Gramshit, ku dy punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës pas një incidenti me rrëshqitjen e dheut.

Abas Basha 22-vjeç dhe Egzon Lleshi 32-vjeç, ishin duke punuar për hapjen e kanalit të një hidrocentrali në ndërtim, kur papritur një masiv dheu është shembur dhe i ka zënë poshtë. Fatkeqësisht ata nuk kanë mundur të mbijetojnë nga ky incident.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit, që vjen pas një tragjedie të ngjashme të ndodhur në zonën e Qafë-Burrelit në Klos, ku 29-vjeçari Ardit Beshiri mbeti i bllokuar për një javë nën një masiv kromi nga ku një ditë më parë u nxorr pa shenja jete.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit