Trump: India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.05.2025, 14:56

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri të ditur të shtunën se India dhe Pakistani kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm, pas katër ditësh përplasjesh të ashpra mes forcave ushtarake të dy vendeve.

Sipas Trump, marrëveshja u arrit pas një nate bisedimesh intensive të ndërmjetësuara nga SHBA-të. “Kam kënaqësinë të njoftoj se të dy palët kanë zgjedhur rrugën e arsyes dhe inteligjencës, duke rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë,” shkroi ai në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social.

Një deklaratë të ngjashme dha edhe Ministri i Jashtëm i Pakistanit, i cili konfirmoi se armëpushimi hyn në fuqi menjëherë. Njoftimi erdhi në një moment kur tensionet kishin arritur kulmin, me shqetësime në rritje për përfshirjen e mundshme të arsenalit bërthamor të të dyja vendeve.

Ndërkohë, ushtria pakistaneze kishte paralajmëruar një mbledhje të strukturave të larta ushtarake dhe civile që mbikëqyrin arsenalin bërthamor të vendit. Megjithatë, Ministri i Mbrojtjes më vonë mohoi që një takim i tillë të ishte planifikuar.

Gjatë ditëve të fundit, përplasjet në kufirin mes dy vendeve kanë marrë jetën e të paktën 66 civilëve, por zyrtarët nga të dyja anët shprehën sinjale për ulje tensionesh dhe gatishmëri për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit