Denoncimi: Tymi i dendur nga fabrika e Salillarit po helmon qytetarët në Elbasan, ku është shteti?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.05.2025, 23:12

Pamjet e siguruara nga një qytetar i Elbasanit, të filmuara sot rreth orës 22:30, tregojnë një situatë alarmante të ndotjes së ajrit në këtë qytet. Në video shihen qartë shtëllunga të dendura tymi të zi që ngrihen nga një fabrikë për prodhimin e asfalt-betonit, e cila sipas denoncuesit i përket oligarkut Pëllumb Salillari.

Kjo situatë është e përsëritur dhe përbën një realitet të përditshëm dhe të përnatshëm për banorët e Elbasanit, të cilët prej vitesh jetojnë në ajër të ndotur pa asnjë ndërhyrje apo masë konkrete nga autoritetet shtetërore.

Mesazhi i qytetarit:

“Përshëndetje JOQ! Shikoni çfarë bëhet në Elbasan në orë të vona të natës! Ku është shteti këtu, apo ka hall vetëm të sigurojë sa më shumë vota dhe s’do me ja ditë për popullin e shkretë që po e helmon dita-ditës...? Salillari ka sjellë një fabrikë për prodhimin e asfalt-betonit!”

Ndotja e ajrit në Elbasan vijon prej vitesh dhe është bërë një rrezik i përhershëm për shëndetin e banorëve, por autoritetet vijojnë të heshtin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit