Partia Demokratike dhe aleatët e saj të koalicionit ADSHM zhvilluan sot mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore në Bulevardin e Ri në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Gjatë zhvillimit të aktivitetit, një incident tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve. Një person u shoqërua nga forcat e policisë, por nuk janë bërë ende të ditura arsyet e ndërhyrjes apo identiteti i personit të ndaluar.
Pamjet e momentit janë dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania nga një qytetar, i cili shkruan:
“Përshëndetje JOQ. Shikoni çfarë i bëjnë pjesëmarrësve demokratë në mitingun e Partisë Demokratike këta komunistat. Anonim.”
Policia nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen.