Makina përplas këmbësoren në Pogradec

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.05.2025, 19:44

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të premte, rreth orës 19:00, në rrugën e Drilonit në Pogradec, ku një automjet tip “Mitsubishi” ka përplasur një këmbësore 73-vjeçare, Z. D., banuese në Pogradec.

E moshuara ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit