Në 50% të rasteve depresioni nis në adoleshencë. A është ngjitës?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.05.2025, 18:54

Një studim i fundit në Shqipëri tregon se personat që vuajnë nga depresioni dhe probleme të shëndetit mendor përballen me paragjykime dhe stigma nga shoqëria. Ekspertët theksojnë se kjo ndikon negativisht në përfshirjen e tyre në jetën sociale dhe profesionale.

“Është mirë t'i mbajmë larg personat me depresion pasi është edhe ngjitës, mund të jetë problematik për të vazhduar punën në të ardhmen. Stigma ndaj kësaj problematike është e hasur”, tha Genta Qirjako, specialiste e ISHP-së.

Më alarmant është fakti se depresioni nis të shfaqet në adoleshencë, ndaj duhet kujdes për ta identifikuar dhe trajtuar

“Depresioni fillon në moshë të re. 50% e rasteve e kanë filluar që në adoleshencë. Kjo na bën të vetëdijshëm për t'u ndërgjegjësuar ne si ekspertë që duhet punuar shumë herët me të rinjtë dhe adoleshentët për të shmangur kthimin e tyre në pacientë të përhershëm. Format e lehta dhë të moderuara janë të trajtueshme”, shton specialistja Qirjako.

Në mbarë botën, rreth 4.4% e njerëzve preken nga depresioni, dhe një tendencë e ngjashme është vërejtur edhe në Shqipëri. Specialistët theksojnë se nga çdo 100 persona, rreth 15 përballen të paktën një herë gjatë jetës me këtë problem të shëndetit mendor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit