Një incident i rëndë ndodhi gjatë kilometrave të fundit të Etapës së Parë të Giro d’Italia, që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë, me përfundim në zonën e Freskut. Çiklisti spanjoll Mikel Landa pësoi një aksident të rëndë, pasi humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi, duke dalë jashtë rruge.
Landa u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht po trajtohet për dëmtimet e pësuara. Dy çiklistë të tjerë u rrëzuan pas tij, por fatmirësisht nuk raportohen lëndime serioze.
Një tjetër moment interesant ndodhi në Bradashesh, ku çiklisti tjetër spanjoll Juan Ayuso pati probleme me biçikletën. Ai u ndihmua fillimisht nga një banor i zonës, i cili i ofroi biçikletën e tij, dhe më pas ndërhyri edhe stafi teknik. Ayuso arriti të bashkohej me grupin pas rreth 6 minutash.
Fitues i Etapës së Parë u shpall danezi Mads Pedersen, ndërsa gara do të vijojë me dy etapa të tjera në fundjavë: të shtunën në Tiranë dhe të dielën në Vlorë.
Një incident i rëndë ndodhi gjatë kilometrave të fundit të Etapës së Parë të Giro d’Italia, që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë, me përfundim në zonën e Freskut. Çiklisti spanjoll Mikel Landa pësoi një aksident të rëndë, pasi humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një… pic.twitter.com/wf6ghPZ8sO
— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 9, 2025