Historia e Zach Yadegari fitoi miliona, por u refuzua nga universitetet më prestigjioze

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.05.2025, 17:29

Zach Yadegari, një 18-vjeçar nga Roslyn, New York, ka bërë bujë në internet pas historisë së tij të pazakont. Ndonëse themeloi një biznes që gjeneroi mbi 30 milionë dollarë që në vitin e parë, ai u refuzua nga 15 prej universiteteve më të njohura në SHBA.

Zach, i cili mësoi të programonte që në moshën 7-vjeçare dhe lançoi një aplikacion në App Store në moshën 12-vjeçare, themeloi startup-in Cal AI në vitin e parë të shkollës së mesme. Aplikacioni, i cili llogarit kaloritë e vakteve përmes një fotografie, u kthye shpejt në një sukses të jashtëzakonshëm financiar.

Megjithatë, pavarësisht rezultateve të shkëlqyera në provime dhe arritjeve të tij të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë dhe biznesit, Zach nuk arriti të bindte universitetet elitare si Harvard, Stanford, MIT, Yale, Columbia dhe të tjera, të cilat e refuzuan njëra pas tjetrës.

Përvoja e tij u bë virale në rrjetet sociale, me më shumë se 27 milionë shikime dhe një mori reagimesh që ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si universitetet i vlerësojnë kandidatët dhe nëse sistemi i pranimeve është vërtet i hapur ndaj inovacionit dhe shpirtit sipërmarrës.

“Nuk prisja të pranohem në të gjitha shkollat, por e dija që meritoja një vend në disa prej tyre,” tha ai për Washington Post. “Duket se sipërmarrja nuk vlerësohet aq sa duhet.”

Pavarësisht zhgënjimeve, Zach u pranua nga Universiteti Teknik i Xhorxhias, Universiteti i Miamit dhe Universiteti i Teksasit. Në një reflektim të sinqertë, ai tha se sot e kupton më mirë vlerën e ndërveprimit njerëzor dhe dëshiron të mësojë jo vetëm nga teknologjia, por edhe nga komuniteti përreth tij.

Ky rast ka ndezur një debat të gjallë në internet rreth rolit të universiteteve, vlerësimit të talentit dhe nëse sistemi aktual i pranimeve pasqyron realisht potencialin e kandidatëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit