“Administratori i Vendreshës luan poker në orar të punës, harron hallet e banorëve”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.05.2025, 17:25

Një denoncim i rëndësishëm ka mbërritur së fundmi pranë redaksisë sonë në lidhje me shtetasin Nebi Dervishi, i cili ushtron funksionin e Administratorit të Njësisë Administrative Vendreshë në bashkinë Skrapar.

Banorët e zonës e akuzojnë Dervishin për neglizhencë të detyrës së tij dhe mungesë aktivizimi në dëgjimin dhe zgjedhjen e problematikave të komunitetit. Zyrtari lokal përveç se ka harruar hallet e banorëve, duket se ka dhe një ves të keq, bixhozin!

Në disa pamje që kanë mbërritur në redaksinë tonë, Dervishi shihet duke luajtur poker në mes të një lokali me njerëz, teksa pi dhe cigare. Denoncuesi thotë se ky aktivitet i paligjshëm zhvillohet në orar të punës.

Për më tepër, akuzat e banorë përfshijnë dhe presion ndaj tyre për të votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet që pritet të mbahen pas dy ditësh.

Qytetarët që kanë ngritur zërin kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, me qëllim shkarkimin e Dervishit dhe zëvendësimin me një përfaqësues që dëgjon dhe angazhohet realisht për komunitetin.

Jam i bindur që ky luan me lekë që ju merr hallexhinjve. Njerëzit kanë nevojë për një administrator që të jetë palë me popullin, jo me bixhozxhinjt dhe krimin”, shkruan ndër të tjera qytetari.

Mesazhi i plotë:

“Dua te bej nje denoncim per administratorin e komunes Vendreshe-Skrapar. Personi ne video eshte Nebi Dervishi dhe eshte administrator i vendosur nga partia socialiste per komunen Vendreshe- Therepele ne Skrapar.

Cdo dite ky administrator komune qe ushtron pune institucionale luan ne orar pune poker (i cili eshte i paligjshem me ligjet e sotme) dhe i le njerzit pa ju zgjidhur hallet. Madje dhe i detyron dhe ju ben presion te votojn per partine socialiste. Jam i bindur qe luan me leket qe ju merr hallexhinjve.

Si ka mundesi keta njerez jane te paprekshem? Si ka mundsi qe ky person luan bixhoz(poker) ne mes te dites pa asnje problem dhe duke mbyllur qendren e komunes te cilet 3 fshatra presin zgjidhje per problemet e tyre.

Ju lutem publikojeni sepse shume njerez jane ne hall. Ky njeri nuk meriton te vihet si administrator komune pasi ne ato fshatra ka shume problematika qe duhen zgjidhur, dhe kane nevoje per nje administrator te jete pale me popullin dhe jo me bixhozxhinjt dhe krimin. Faleminderit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit