Aulon Kalaja: Shqipëria ka nevojë për njerëz të ndershëm, jo për liderë që pijnë verë 36 mijë euro

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.05.2025, 15:04

Largimi i shqiptarëve nga vendi tashmë është një fakt i pamohueshëm. Në studion e TVA News, kandidati në listat e hapura i Aleancës për Shqipërinë Madhështore u ndal në dy çështje kryesore:

Si të frenojmë largimin e shqiptarëve që ende jetojnë në vend?

Cilat janë rrugët që duhet të ndiqen për të sjellë emigrantët përsëri në atdhe?

Sipas tij, është propozuar një nismë e rëndësishme, siç është krijimi i një “Ministrie të Familjes”. Qasja nuk duhet të jetë kthimi i emigrantëve me fjalë të bukura dhe më pas t’i braktisim, por duhet të ndërmerren politika konkrete:

Së pari, emigrantët që kthehen për të jetuar në Shqipëri dhe duan të hapin biznes, nuk do të paguajnë asnjë taksë për pesë vitet e para.

Së dyti, për çiftet e reja që nuk kanë shtëpi, shteti do t’u ofrojë 30,000 euro ndihmë, edhe pse çmimet e banesave janë rritur ndjeshëm. Kjo shumë është një mbështetje që do t’i ndihmojë të nisin jetën, ndërsa pjesën tjetër do ta përballojnë më vonë.

Së treti, për fëmijën e tretë të çdo familjeje shqiptare, qeveria do të marrë përgjegjësi të plotë nga mosha 0 deri në 23 vjeç. Këto ndihma synojnë të inkurajojnë rritjen e familjeve shqiptare dhe të shtojnë popullsinë në vend.

Më tej, Aulon Kalaja u ndal edhe tek ekonomia. Ai theksoi se jemi vendi më i varfër në Evropë, ndërkohë që “kryeministri ynë pi një shishe verë që kushton 36 mijë euro dhe udhëton me charter privat”. Sipas tij, ne, populli më i varfër, kemi kryeministrin më të pasur. Ndërkohë, pensionet dhe ndihmat sociale janë skandaloze – “700 pensione sa një gotë verë”, u shpreh ai me ironi.

Ai përfundoi duke thënë se Shqipërisë i duhen njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm – djem dhe vajza që nuk e vjedhin vendin e tyre. “Për një gjerman, të jesh patriot do të thotë të mos e vjedhësh Gjermaninë. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe tek ne,” përfundoi Kalaja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit