21-vjeçari italian ra nga motori në Sarandë, me të dhe shqiptarja

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.05.2025, 13:17

Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e së dielës në aksin rrugor Sarandë–Ksamil, pranë zonës së njohur si Manastiri. Dy të rinj, që ndodheshin në Sarandë për pushime, po udhëtonin me motor në drejtim të Ksamilit kur ndodhi ngjarja.

Sipas burimeve zyrtare, 21-vjeçari italian Giussepe Dani, i cili drejtonte motomjetin me targa BV183, humbi kontrollin dhe u rrëzua. Së bashku me të në motor ndodhej edhe e reja shqiptare, Artena Llani.

Të dy pësuan plagë si pasojë e rënies dhe u transportuan menjëherë drejt Spitalit të Sarandës. Fatmirësisht, gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit