LSDM: Vrasjet janë bërë përditshmëri, Toshkovski nuk ka kontroll mbi sigurinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.05.2025, 20:24

“Siguria në vend është prishur plotësisht. Kemi vrasje pothuajse çdo javë, dhe kjo para syve të qytetarëve, në pjesët më qendrore të qyteteve dhe lagjeve. Vrasja në Shtip është vetëm e fundit në një seri vrasjesh që po ndodhin publikisht, para dëshmitarëve. Njerëzit kanë frikë për sigurinë e tyre kur dalin në një kafene ose restorant”, thonë nga LSDM, në lidhje me vrasjen e djeshme në Shtip, ndërsa drejtojnë akuza për ministrin e Punëve të Brendshme.

“Vetëm për 10 muaj, në Shkup kanë ndodhur disa vrasje – në Mavrovkë, Bit Pazar, Çair, Shuto Orizare. Numri i grabitjeve dhe vjedhjeve është rritur ndjeshëm, ka shkëmbime zjarri gjithnjë e më të shpeshta, dhe në dy raste janë hedhur bomba në oborret e qytetarëve. Vrasje po ndodhin edhe në stacionet e policisë, siç ishte rasti në Bit Pazar”.

“Këto të dhëna tregojnë qartë se Ministria e Brendshme dhe ministri Toshkovski nuk e kanë situatën nën kontroll. Sa vrasje të tjera i duhen atij për të kuptuar se nuk mund ta drejtojë MPB-në si institucion?. LSDM kërkon një sqarim të plotë të rastit dhe përgjigje për të gjitha pyetjet që do t’i ngremë publikisht”, thonë nga LSDM.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit