Denoncimi për blerje votash në Korçë: I riu tregon se kandidati i PS i premtoi nënës së tij 100 mijë lekë të vjetra!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.05.2025, 23:37

Pas denoncimit të parë për një rast të dyshimtë të blerjes së votave në fshatin Podgorie të Korçës, vetëm tre ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qytetari që bëri publik ngjarjen ka sjellë një video të re në redaksinë e JOQ Albania që e bën edhe më serioze situatën.

Në videon e dytë, shihet një i ri, anëtar i familjes që pretendohet të jetë vizituar mbrëmjen e sotme nga kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Arian Jaupllari, së bashku me disa persona të tjerë.

I riu pranon para kamerës se kandidati i PS-së i ka premtuar mamasë së tij 100 mijë lekë të vjetra, të cilat sipas tij do t’ia jepte më 10 maj, vetëm një ditë para votimeve.

Qytetari që ka bërë denoncimin shton se kandidati ndodhej në banesën e kësaj familjeje rreth orëd 20:40 të mbrëmjes, një orar mjaft i pazakontë për takime elektorale në një fshat që ndodhet rreth 30 kilometra larg qytetit të Korçës.

Ky deklarim i drejtpërdrejtë, i regjistruar në video, përbën një indikacion serioz për një rast të mundshëm të blerjes së votës, një veprim i ndaluar rreptësisht me ligj dhe që cenon rëndë integritetin e procesit zgjedhor.

Redaksia e JOQ Albania i bën thirrje organeve kompetente, në veçanti KQZ dhe SPAK, që të nisin menjëherë hetimet për këtë rast dhe të marrin masat e duhura ligjore. Këto pamje përbëjnë një bazë të mjaftueshme për nisjen e një procedimi zyrtar dhe për verifikimin e pretendimeve të ngritura.

JOQ Albania do të vijojë të ndjekë nga afër këtë çështje dhe të publikojë çdo zhvillim të ri që lidhet me këtë rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit