“Porosita një picë te Laguna, më erdhi gjithë qime”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.05.2025, 11:12

Rastet e shkeljeve të sigurisë ushqimore në vendin tonë vazhdojnë të shtohen, teksa institucionet duket se janë të paefektshme në mbikëqyrjen e standardeve të tregut.

Së fundmi një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast që lidhet me sigurinë ushqimore. Nëpërmjet një mesazhi për JOQ Albania, ajo tregon se si porositi një picë nga “Piceri Laguna” përmes aplikacionit “Wolt”, por mbeti e habitur nga ajo që pa kur pica mbërriti në shtëpi.

Nëpërmjet fotove, ajo tregon se pica ishte e mbshur me qime. E habitur dhe e revoltuar, qytetarja e ka hedhur menjëherë produktin dhe ka tentuar të kontaktojë me përfaqësuesin e “Wolt”, por pa marrë asnjë përgjigje.

Prsh porosità nje pice nga laguna me app wolt dhe gjeta plote me qime. Wolti sme kthen prgj. E kam hedhur picen se ja nisa woltit ne ore 10. Dhe tani ora 3 vetem fotot kam. Dhe biseden me Wolt qe Sme kan kthyer prgj”, shkruan ajo, teksa dërgon dhe faturën e porosisë si provë.

Përpara publikimit të rastit redaksia jonë kërkoi një reagim nga piceri Laguna, dhe në përgjigjen e marrë ndër të tjera thuhet se klientja do të kontaktohet dhe do të rimbursohet me vlerën e shpenzuar.

Reagimi i Piceri Laguna:

Pershendetje! Me komunikuan koleget per rastin e pices nga Laguna. Ne ky rast nuk na ndodh se stafin e kemi te pajisur me kapuc pune per kete fakt dhe gjithsesi doja tju sqaroja qe nese eshte ne wolt neve na shkruan suporti per cdo gje te mundshme ne lidhje me porosite apo pakenaqesite nga klientet!

Un do kontaktoj me suportin per kete rast qe ka raste dhe rendom qe ndodh kur ndonje konkurent ne treg e ben per arsye demtimi te imazhit sepse ne si rast nuk na ka ndodhur ndonjehere! Do ju shkruaj pasi te komunikoj per rastin dhe vertetesine e tij.

Kontaktuam me wolt pasi motorristat dhe suportin e ka wolt ne kete rast pasi ne pergjigjemi per cdo gje qe na vjen këtu. Po mundohen te kontaktojne me klienten per ta rimbursuar. Faleminderit Laguna!

Ky rast është një tjetër sinjal alarmi për standardet e dobëta të sigurisë ushqimore në vend. Ngjarje të tilla duhet të nxisin reagimin e autoriteteve përkatëse, të cilat kanë detyrimin të garantojnë higjienën dhe sigurinë e ushqimeve që konsumohen nga qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit