‘Giro d’Italia’ paralizon trafikun në Tiranë, bllokohen rrugët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.05.2025, 17:23

Pjesa më e madhe e rrugëve të Tiranës do të jetë e bllokuar gjatë dy ditëve të ardhshme, në datat 9 dhe 10 maj 2025, në kuadër të aktivitetit sportiv “Giro d’Italia 2025”, ku do të marrin pjesë çiklistë nga vende të ndryshme të Evropës.

Policia e Tiranës me anë të një njoftimi për mediat ka zbuluar se qarkullimi i automjeteve do të jetë i bllokuar në disa nga segmentet kryesore të kryeqytetit. Në rrugë do të ndalohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve, për fasha të caktuara orare.

Masat për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv pritet të shkaktojnë kaos dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

📌Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Tiranës në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:

📌Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:

📌 Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00

Segmentet e rrugëve📍:

📍 Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);

📍Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;

📍Rrugën e “Elbasanit”,

📍Bulevardi “Bajram Curri”;

📍Rrugën “Ali Shefqeti”;

📍Rrugën “Alajdin Frashëri”;

📍Rrugën e Rexhekrit;

📍Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;

📍Rrugën “Sotir Çaci”;

📍Rrugen “Xhanfize Keko”;

📍Rrugen “Arkitekt Kasemi”;

📍Bulevardi “Zhan D’Ark”;

📍Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

📍Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.

📍Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës

📍Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,

Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:

📍Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).

📍Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës 📍Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.

📍Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.

📍Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).

📍Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.

📍Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.

📌Ndalim parkimi

Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00

Segmentet e rrugëve📍Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

📌Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00

Segmentet e rrugëve📍

📍Sheshin “Skenderbej”;

📍Rrugën “Urani Pano”;

📍Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

📍Rrugën “Ibrahim Rugova”;

📍Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

📍Bulevardin “Gjergj Fishta”;

📍Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

📍Bulevardin “Bajram Curri”;

📍Rrugën “Ibrahim Rugova”;

📍Rrugën “Lek Dugagjini”;

📍Rrugën “Dervish Hima”;

📍Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

📍Rrugën “Abdyl Frashëri”;

📍Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

📍Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

📌Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

📍Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);

📍Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

📌Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:

📍Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës📍Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

📍Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.

📍Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit