Tjetër denoncim, presion ndaj të burgosurve për dokumentet e identitetit edhe në burgun “313” në Tiranë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.05.2025, 16:33

Pas denoncimit të publikuar pas më parë nga redaksia e JOQ ALBANIA, për burgun e Lushnjës, ku të burgosurit janë kërcënuar me ndalim takimesh nëse nuk dorëzojnë dokumentet e identitetit për rinovim, një tjetër dëshmi shqetësuese vjen nga burgu “313” në Tiranë.

Një qytetar, që pretendon se ka qenë i burgosur në këtë institucion, ka kontaktuar redaksinë tonë duke deklaruar se edhe atje kërkoheshin karta identiteti nga edukatorët, në mënyrë të përsëritur dhe të pashoqëruar me ndonjë njoftim zyrtar të afishuar.

Na i kërkonte edukatori që vjen çdo ditë nga ora 10 deri në 12. Nuk kishte ndonjë tabelë. Na i kërkonte me gojë. Ai quhet Taulanti dhe është përgjegjës për kërkesat tona për takime apo Skype,” – shkruan qytetari.

Unë dhe disa të tjerë nuk i dorëzuam. Nuk mbaj mend të na kenë thënë pse i kërkonin, por e lidhnin me votimet.

Dëshmia e këtij qytetari, që thotë se ka qenë i vendosur në sektorin 2/5, kati i dytë i burgut “313”, hedh më shumë dritë mbi një fenomen që mund të jetë më i përhapur se ç’është bërë publik deri më tani.

Ky rast përforcon shqetësimet për një fushatë të organizuar për mbledhjen e dokumenteve të identitetit të të dënuarve, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, dhe rikthen pyetjet mbi transparencën dhe ligjshmërinë e këtij veprimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit